Kthehu lart

Deputetja e PD-së ‘masakron’ drejtorëshën e Ramës: Po hani në kurriz të të varfërve

Deputetja e PD-së ‘masakron’ drejtorëshën e Ramës: Po hani në kurriz të të varfërve GazetaExpress

Deputeti e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e ftuar në "360Gradë" në Ora News shpërtheu në debate me drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali, duke deklaruar se ata hanë në kurriz të të varfërve.

Pjesë nga debati: 

Pampuri: Është turp që ka sobë me dru dhe nuk merr ndihmë ekonomike. Është turp i kësaj qeverie që e ka çuar popullin në këtë derexhe. Të gjithë këta persona që përmendim kanë nevojë bazë që është ushqyerja. Këta nuk kërkojnë salltanete, kërkojnë të hanë bukë. Nuk jam nga ato zonja që rri në zyrë por shkojnë në terren.

Sufali: Lexo VKM-në dhe aktet nënligjore.

Pampuri: Kam bërë aq shkollë sa mosha jote. Këtu jam fal punës sime. Nuk jam mësuar të abuzoj dhe të bëj atë që bëni ju, po hani në kurriz të të varfërve. Ju shkruani dhe nuk kuptoni çfarë bëni.

    Data: 22 Shkurt 2018 23:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera