Kthehu lart

Deputetët dhe ministrat të japin gjak, kërkesa e Ramës i habit të gjithë

Deputetët dhe ministrat të japin gjak, kërkesa e Ramës i habit të gjithë GazetaExpress

Kreu i qeverisë Edi Rama, në fund të fjalës së tij, në mbledhjen e kryesisë së PS-së, ka bërë me dije se të gjithë deputetët dhe ministrat duhet të dhurojnë gjak.

Rama, u shpreh, se kjo jo do të balancojë atë idenë e krijuar se politikanë vetëm pinë gjak.

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në çdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para bën mirë për trupin, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak.

Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimit të gjakut nga grupit, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak. 

Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”- tha Rama.

    Data: 14 Shtator 2017 10:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera