Kthehu lart

Denoncimi i PD: Air Albania iu dha mikut të Ramës dhe një kompanie fantazmë

Denoncimi i PD: Air Albania iu dha mikut të Ramës dhe një kompanie fantazmë GazetaExpress

Partia Demokratike përmes deputetes Jorida Tabaku u shpreh se 9 ditë pas themelimit, kompania e mikut të Edi Ramës merr licencën e “Air Albania” me investim 100 mijë lekë.

Sipas Tabakut, Rama në një akt klientelist dhe korruptiv, i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Deputetja demokrate u shpreh se kompania fantazmë është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Reagimi

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama I ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.

Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:

Të kujt janë paratë e Air Albania?

Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane.

    Data: 14 Qershor 2018 13:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera