Kthehu lart

Deklarata e fortë e prokurorit në Lezhë: Shkollat rrezikojnë të kthehen në magazina droge

Deklarata e fortë e prokurorit në Lezhë: Shkollat rrezikojnë të kthehen në magazina droge GazetaExpress

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi tha se e dinte ku mbillej kanabis sativa në Mirditë, kurse prokurori i Kurbinit deklaroi se shkollat rrezikojnë të kthehen në magazinë të lëndëve narktoike. 

Këto deklarata të forta u bënë në takimin e vendorëve dhe të policisë së Lezhës, ku i pranishëm ishte edhe  zv/drejtori i përgjithshëm të policisë së shtetit Aida Hajnaj.

Në takim u tha se deri në fillim të vitit 2017 Lezha ishte një zonë me risk të lartë ndaj edhe duhet punuar shumë.

Droga ka depërtuar në shkolla tha kryetari i Bashkisë së Kurbinit Artur Bardhi, i cili u mbështet gjithashtu nga Drejtori i Arsimit në Lezhë.

    Data: 13 Mars 2018 14:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera