Kthehu lart

Çfarë do të bëjë më tej opozita? Kryemadhi: Të dalin para drejtësisë ata që blejnë votën

Çfarë do të bëjë më tej opozita? Kryemadhi: Të dalin para drejtësisë ata që blejnë votën GazetaExpress

Gjatë një takimi me qytetarët e Cërrikut, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur një pyetje që sipas saj shumë qytetarë, politikanë e ambasadorë i kanë bërë, se çfarë do të bëjë opozita.

Sipas Kryemadhit pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve dhe arritjes së një qeverie tranzitore, ajo që opozita kërkon është e thjeshtë, të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë blerë votat e shqiptarëve në zgjedhje.

Kryemadhi: Është shumë e thjeshtë. Nuk duam as pushtet, nuk duam që të themi që të bëhet kështu siç themi ne. Po kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë: dalja përpara përgjegjësisë të të gjithë atyre që u kapën me presh në dorë dhe të të gjithë atyre eksponentë politikë të kujt partie qofshin duke blerë vota me krimin e organizuar

Dëgjojmë që thonë na duhet reforma zgjedhore se pa reformë zgjedhore nuk ka zgjedhje. Reforma zgjedhore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri është dosja 339 dhe dosja 184. Këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme të shqiptarëve, këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng Parlamentin shqiptar dhe këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng edhe të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe integrimin europian. Prandaj ne jemi shumë të qartë në kërkesën tonë, dalja përballë drejtësisë të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë skemë, në skemën e vjedhjes, në skemën e shit-blerjes së votës dhe në skemën e kërcënimit të qytetarëve me bandat e krimin e organizuar. Dalja e këtyre njerëzve përballë drejtësisë do të çlironte dhe nuk do të lejonte më asnjë njeri që t’i shkonte ndërmend të krijonte një funksion të tillë shit-blerjen e votës apo përdorimin e krimit të organizuar për të ndryshuar pushtete dhe për të ndryshuar partitë politike në kutitë e votimit, të cilat mendohen dhe ne aspirojmë që të jenë kuti me vota të lira dhe të ndershme./Express

    Data: 12 Mars 2019 18:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera