Kthehu lart

Çështja Tahiri, deputeti gjerman reagon ashpër ndaj parlamentit shqiptar

Çështja Tahiri, deputeti gjerman reagon ashpër ndaj parlamentit shqiptar GazetaExpress

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei ndodhet në Tiranë, ku në një deklaratë për mediat ka folur edhe për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Anëtari i CDU/CSU në Bundestagun gjerman ka kritikuar mënyrë sesi u trajtua kjo çështje në parlamentin e Shqipërisë, duke theksuar se është e pakuptimtë mos heqja e imunitetit të deputetit Tahiri.

"Kam ndjekur çështjen Tahiri. Pikëpamja politike e këtij rasti është problem i madh që në parlament nuk iu hoq imuniteti pa diskutime të mëdha. Nuk duhet të ketë mbrojtje politike. Të gjithë përpara ligjit duhet të jenë të barabartë...fajësinë e vendosin gjyqtarët", u shpreh Frei. 

Ish-ministri Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas trafik të lëndëve narkitoke dhe shpërdorim detyre.

Për këtë arsye, disa muaj më parë, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, pas përgjimeve të autoriteteve italiane të grupit ‘Habilaj’, ku në to dilte edhe emri i tij.

Por, mazhoranca nuk e pranoi arrestimin e tij, pasi sipas tyre, nuk kishte prova të mjaftueshme që mund të implikonin atë në trafikun e drogës.

/GazetaExpress/

    Data: 14 Shkurt 2018 11:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera