Kthehu lart

"Çështja e Ballist Morinës", sherr mes gazetarëve: A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo?

"Çështja e Ballist Morinës", sherr mes gazetarëve: A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo? GazetaExpress

Çeshtja e arrestimit dhe gjyqit te Ballist Morines per tu ekstraduar ne Serbi ka ngjallur debat te ashper mes dy gazetareve te njohur shqiptar.

Të ftuar ne "Studio e hapur me Eni Vasilin" kanë qenë gazetari sportiv Dritan Shakohoxha dhe gazetari Artan Hoxha.

Mes tyre ka patur momente tensionuese, kur Shakohoxha kritikoi ashpër prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës, ndërsa nga ana tjetër, Hoxha u shpreh se prokuroria ka thjesht procedura të njëjta dhe nuk ka bërë përjashtim për rasitn e Ballistit. Kjo mjaftoi që Shakohoxha të shpërthente dhe të shprehej me tone të larta.

“A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo? Ti mendon se unë kam mik presidentin e Federatës?A ke logjikë apo jo, si flet kështu? Unë kam shok presidentin e federatës sipas teje. A je në rregull nga trutë e kokës apo jo. Si u futkam unë pa asnjë kontroll”, tha Shakohoxha.

Ndërsa Hoxha ka dhënë përgjigjen e tij, duke e shpjeguar atë që tha. “ Ballisti e kishte minimumi 7 vjet burg me akuzat e ngritura ndaj tij, por pati lëshimë. Nuk është se nuk ka funksionuar vetëm për Ballistin ligji. Edhe mua më mbajti prokuroria telefonat per nje vit". 

    Data: 19 Shtator 2017 22:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera