Kthehu lart

“Betejat e mia kanë marrë fund”... Cfarë po thotë Berisha?

“Betejat e mia kanë marrë fund”... Cfarë po thotë Berisha? GazetaExpress

Ish kryeministri Sali Berisha e ka thënë hapur se betejat e tij kanë marrë fund.

I ftuar në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, ish lideri historik i PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me listën e zgjedhur nga Basha të deputetëve demokratë dhe kritikuesit e kryedemokratit.

Berisha është shprehur se cilido mund ta kishte kritikuar hapur Bashën për listat dhe se ai personalisht ja ka dhënë mendimin e tij për këtë listë deputetësh. Por Berisha, duke shprehur distancën me drejtimin e PD-së ka habitur teksa ka thënë se betejat e tij brenda PD-së kanë marrë fund.

“Cilidotjetër mund të përballej publikisht me Lulzim Bashën, përveç Sali Berishës.

Sali berisha Lulzim Bashës i ka thënë mendimet e tij. Atyre që kanë kundërshtuar Bashën, kam patur mundësinë ti them mendimet e mia. Por unë në betejë, po të ndërhyj në betejë, unë do të ndjek betejën, por unë nuk kam ndërmend më... betejat e mia kanë marrë fund... betejat e mia në lidershipin e PD-së kanë marrë fund.”-tha Berisha./Gazeta Express

    Data: 13 Shtator 2017 20:22
    Autori: GazetaExpress
    • Ministrja e Mbrojtjes takon Donald Lu

      Ministrja e Mbrojtjes takon Donald Lu 0

    Të tjera