Kthehu lart

Basha sulmon Ramën: Një hajdut i maskuar si klloun!

Basha sulmon Ramën: Një hajdut i maskuar si klloun! GazetaExpress

Shqipëria nuk mund të shkojë në Evropë me një hajdut të maskuar si klloun.

Kjo është deklarata e Lulzim Bashës nga qyteti i Beratit, nga ku lideri i opozitës ka vijuar këtë të martë me turin e takimeve me qytetarët dhe simpatizantët e PD-së. Basha është shprehur se më 16 mars qeverisë së Ramës do t’i vijë fundi, në mënyrë që Shqipërisë t’i hapet rruga për kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha ka ironizuar Ramën duke thënë se ai është i denjë veçse për barcaleta e batuta televizive.

Basha: Ai ju vjedh me ligje, si ligji per teatrin apo dividentin. Ne nuk jemi më në krah të tyre por në krahun tuaj derisa ta fitojmë këtë betejë. Në Europë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.

Nuk shkohet me Shqipërinë si Kolumbia apo me politikanë që vjedhin dhe nuk i gjen asgjë.

Qeveria nuk rrit pensione, as hap vende puna, por në të vërtetë i ka bërë 500 mijë Shqiptarë azilant. Nuk mund të pranojmë që truri i Shqipërisë të largohet nga vendi. Shqipëria kërkon në rradhë të parë zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri që është në krahun tuaj.

Për barcaleta, batuta e hajdutëri e kemi Edi Ramën. Rama është një hajdut i maskuar si klloun.

Kush do ti japë fund të bashkohet me ne më 16 Mars në sheshin e protestës. Kush do uljen e cmimit të naftës, e energjisë, kush do taksa të ulta, mirëqënie, vlera, duhet të bashkohet me shqiptarët më 16 Mars në protest. Orët e tyre janë të numëruara./Express

    Data: 12 Mars 2019 17:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera