Kthehu lart

Balla – Robert Ndrenikës: PD po të përdor si mish për top

Balla – Robert Ndrenikës: PD po të përdor si mish për top GazetaExpress

Në lidhje me deklaratat e aktorit Robert Ndrenika për prishjen e godinës së teatrit Kombëtar reagoi edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij PD po e përdor aktorin Robert Ndrenika si mish për top.

Ai shprehet se deputetët e PD-së nuk e kanë seriozisht “luftën” për teatrin.

“Për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts” shkruan Taulant Balla.

    Data: 13 Qershor 2018 15:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera