Kthehu lart

Policia blen 3 makina të reja me paratë e sekuestruara të krimit

Policia blen 3 makina të reja me paratë e sekuestruara të krimit GazetaExpress

3 automjete te reja, të blera nga fondet e konfiskuara që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, i kaluan sot Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Në kuadrin e masave për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, me qëllim përmirësimin e hetimeve paraprake penale dhe forcimin e kapaciteteve logjistike, për strukturat e hetimit të aseteve kriminale, krimit financiar dhe pastrimit të parave,  Strukturat e Hetimit të Financave Kriminale në Policinë e Shtetit, përfituan nga ky fond i konfiskuar e i destinuar për këtë qëllim, 3 automjete të reja.

Policia sqaron se këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit të asketeve kriminale, si dhe për zhvillimin e sistemit të drejtësisë. 

“Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave  “Vjeshtë 2017”, për “Goditjen e  grupeve dhe aseteve kriminale” dhe "Forcimin e rendit dhe sigurisë", duke synuar t'i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t'i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.”, -thuhet në njoftimin e Policisë. 

    Data: 14 Shtator 2017 10:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera