Kthehu lart

Aksident në kryeministri! Humb jetën oficeri i lartë i Gardës së Republikës

Aksident në kryeministri! Humb jetën oficeri i lartë i Gardës së Republikës GazetaExpress

Një aksident tragjik në Tiranë i ka kushtuar jetën një oficeri të lartë të Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pranë godinës së kryeministrisë shefi i njësisë operacionale të Gardës, Martin Nika.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës në prani të kryeministrisë kur fatkeqësisht është goditur nga një makinë e cila ecte tej normave të lejuara të shpejtësisë. Martin Nika ka qenë duke ecur në këmbë në momentet kur është përplasur.

Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës që përplasi për vdekje oficerin e Gardës. Fjala është për Albert Memian 31 vjeç dhe banues në Tropojë. Sipas policisë, rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II” duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, Memia aksidentoi me pasojë vdekjen në vend 50 vjeçarin./Gazeta Express

    Data: 25 Maj 2018 11:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera