Kthehu lart

Akademiku arbëresh Matteo Mandalà i shkruan Ramës: Jam dakord me ju për Akademinë e Shkencave!

Akademiku arbëresh Matteo Mandalà i shkruan Ramës: Jam dakord me ju për Akademinë e Shkencave! GazetaExpress

​Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë mbështetjen e një prej akademikëve më të njohur arbëresh në lidhje me qëndrimin e tij për Akademinë e Shkencave në vend.

Prej kohësh mes akademikëve shqiptarë po zhvillohet një debat për reformimin e këtij institucioni. Vetë Rama ka postuar te plote mesazhin qe ka marre nga akademiku arberesh. 

Mesazhi 

Profesor Matteo Mandalà, shef i katedrës së albanologjisë në Universitetin e Palermos, arbëresh nga Piana degli Albanesi, prej viseve të De Radës, Gavril Darës, Skiroit, Serembes e shumë të tjerëve, më ka dërguar një mesazh, të cilin po e ndaj me ju miqtë e mi, pasi bëhet fjalë për Akademinë e Shkencave dhe fatet e të ardhmes së kërkimit shkencor në Shqipëri.

Matteo Mandalà është anëtar i jashtëm e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, albanolog, studiues i letërsisë, kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare, personalitet i albanologjisë europiane, i pranishëm në debatet më të rëndësishme për gjuhën, identitetin dhe orientimin kulturor shqiptar.

/Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 09:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera