Kthehu lart

A e kopjoi Shqipëria projektin për teatrin e ri?! Reagon arkitektja nga Ukraina

A e kopjoi Shqipëria projektin për teatrin e ri?! Reagon arkitektja nga Ukraina GazetaExpress

Prej ditës së djeshme pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e ri të teatrit kombëtar, ka plasur një debat, pro apo kundër tij.

Sot qarkulloi lajmi se projekti është kopjim i një studioje ukrainase, e cila e kishte projektuar për opera në Korenë e Veriut.

Në lidhje me këto hamendësime reagoi edhe arkitektja Ira Miroshnikova e studios “Forma Architects”.

Ajo ironizon në facebook duke shkruar se a ka mundësi që të jetë një rastësi duke publikuar edhe foto nga të dy projektet.

 “Rastësi? Nuk e besoj...”, shkruan ajo.

Projekti ukrainas është bërë për “Busan Opera House” në Korenë e Veriut./Gazeta Express

    Data: 13 Mars 2018 18:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera