Kthehu lart

A do ta ndryshojë Rama Kushtetutën sipas qejfit me "tradhëtarët"?!

A do ta ndryshojë Rama Kushtetutën sipas qejfit me "tradhëtarët"?! GazetaExpress

Tani kryeministri Edi Rama ka në dorë të bëjë ndryshimet kushtetuese.

Pasi Ralf Gjoni nga LSI pranoi të marrë mandatin, Parlamenti plotësohet me 2/3 e tij. Në total, janë 12 kandidatë që deri më tani që kanë pranuar mandatin dhe 3 që nuk pranuan ta dorëzojnë, si Myslym Murrizi, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari dhe e çojnë opozitën e re me 15 deputetë, dhe në total në Parlament, 94 ligjvënës. Mjaftueshëm sa për të arritur edhe kuorumin edhe për ndryshime kushtetuese.

Po ashtu interes ka se si do t’i përgjigjen 14 kandidatët në listat vijuese nga PD dhe LSI kërkesës së bërë nga KQZ për të marrë mandatin. Në seancën e fundit plenare kryeministri Rama do të deklaronte se do të bashkëpunonte me opozitën e re për të miratuar së bashku Reformën Zgjedhore që është kushti i vetëm i paplotësuar sipas tij për çeljen e negociatave.

“Nuk do të shkojmë në Bruksel të themi nuk e bëjmë dot këtë, se ata ikën, këtë nuk e bëjmë dot, ne do të gjejmë rrugën të dialogojmë me opozitën që do të zërë vendet këtu në sallë dhe bazuar mbi rekomandimet e OSBE-së dhe do të shkojmë përpara, ashtu si me votën e emigrantëve”.

Opozitën nuk e shqetëson ky fakt, pasi sipas tyre Kushtetuta Shqipërisë thotë se Parlamenti Shqipërisë ka 140 deputetë.

“Parlamenti është legjitim dhe funksional në momentin që betohen 140 deputetë. Nëse ky Parlament do të ketë 140 deputetë le të vazhdojë, por unë jam e bindur që nuk mund ta ketë dot shansin për të patur 140 deputetë, sot mazhoranca është shah mat dhe nuk është një herë”, do të deklaronte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pak ditë më parë./opinion.al

    Data: 12 Mars 2019 22:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera