Kthehu lart

Zoran Zaev u garantoi profesorëve maqedonas se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe

Zoran Zaev u garantoi profesorëve maqedonas se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe GazetaExpress

Profesoresha universitare, Simona Gruevska Maxhovska, një nga profesorët e gjuhës maqedonase që u takua me kryeministrin Zoran Zaevi, në emisioni debatues në Alsat-M, ku pjesëmarrës ishte edhe zëvendës kryeministri, Bujar Osmani, ka konfirmuar se Kryeministri ka garantuar se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Ajo ka thënë se në krahasim me takimin e djeshëm te kryeministri, dhe me këtë sot, duket se debati do të vazhdojë. Sepse, atje asaj i ishte thënë diçka tjetër, e këtu në emision po dëgjon diçka tjetër.

“Dje kryeministri garantoi se në bisedimet tuaja politike, nuk është biseduar se gjuha shqipe do jetë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë, dhe se nuk do të jetë në komunikim ndërkombëtar. Ai na garantoi se kjo gjë nuk do jetë ashtu” – ka thënë profesoresha universitare, Simona Gruevska Maxhovska, në emisioni debatues “200” në televizioni Alsat-M.

    Data: 13 Shtator 2017 19:09
    Autori: GazetaExpress
    • Uji në Strugë akoma i pasigurt për pirje

      Uji në Strugë akoma i pasigurt për pirje 0

    Të tjera