Kthehu lart

Zaev pret konsensus për ligjin për Prokurorinë Speciale Publike

Zaev pret konsensus për ligjin për Prokurorinë Speciale Publike GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev pret që ligji për Prokurorinë Speciale Publike të sillet me konsensus. Ai sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se ligji hyn në debat parlamentar me atë që së pari do të bisedohet me partinë më të madhe opozitare dhe me grupin më të vogël të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa pastaj edhe me partitë më të vogla opozitare të shqiptarëve.

“Pres se për këtë ligj duhet  të arrihet konsensusi. Gjithsesi ka çfarëdo lloj pritjesh, por rendi është që të gjithë së bashku  t’i japim mbështetje”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve të para për marrje me qira të tokës bujqësore shtetërore deri në tre hektarë.

    Data: 05 Mars 2019 11:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera