Kthehu lart

Zaev: Nga qershori qytetarët do të mund ta kthejnë TVSH-në

Zaev: Nga qershori qytetarët do të mund ta kthejnë TVSH-në GazetaExpress

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se nga 1 Qershori do të fillojë projekti i kthimit të TVSH-së.

Zaevi ka thënë se të drejtë të kthimit do të ketë gjithsecili që posedon letërnjoftim valid mbi 15 vite. Mirëpo ai nuk ka shpalosur më shumë detale nga projekti  i ri që pritet të hyjë në fuqi nga Qershori i këtij viti.

Ai ka thënë se qytetarëve do t'u mundësohet e drejta e kthimit të një pjese të TVSH-së, të cilët ata e paguajë në çdo faturë.

Në këtë mënyrë, tha kryeministri, do të zvogëlohet evazioni fiskal dhe "prej tani, secili qytetarë do të bëhet inspektor i vetvetes".

“Qytetarët vetë do të bëhen inspektorë, sepse bëhet fjalë për paratë e tyre” – ka përfunduar Zaevi./Alsat/

    Data: 05 Mars 2019 11:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera