Kthehu lart

VMRO mban konventën promovuese, akuzojnë LSDM-në për shantazh të pjesëmarrësve

VMRO mban konventën promovuese, akuzojnë LSDM-në për shantazh të pjesëmarrësve GazetaExpress

Sipas portaleve të afërta me VMRO-DPMNE-në, policia e udhëhequr nga Oliver Spasovski në mënyrën më të ulët po tenton që të pengojë pjesëmarrjen në konventën e VMRO-DPMNE-së,simpatizantët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së, nga e gjithë Maqedonia, e cila do të mbahet sonte në Sallën “Boris Trajkovski”, në Shkup.

Sipas informatave të Kuririt, policia nën ombrellën e ministrit Oliver Spasovski, në Prilep dhe në disa qytete të tjera, po i ndali autobusët e mbushur me përkrahësit e VMRO-DPMNE dhe po i dërgoi në ekzaminim teknik në mënyrë që të mos arrijnë në konventën e shpallur nga partia opozitare.

Udhëheqësi i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski tdje në profilin e tij në Facebook ka shkruar se partia do të paraqesë sonte vizionin e ri, epokën e re për Maqedoninë.

"Në ora 20:00 në qendrën sportive Boris Trajkovski, ne do të paraqesim vizionin tonë, epokën e re për Maqedoninë! Fillon ditë e re, vijnë fitore të reja! Ditë më të mira për qytetarët. Kemi programe të shkëlqyera, lexojeni me kujdes dhe bëjeni ndryshimin!", ka shkruar Nikolla Gruevski në rrjetin social Facebook.

Nga VMRO-DPMNE thotë se tubimi do të jetë një lloj konvente e brendshme ku kandidatët për kryetarë të komunave do të prezantohen para anëtarësi.

    Data: 22 Shtator 2017 18:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera