Kthehu lart

VMRO-DPMNE: Paaftësia e Zaevit, do të dënohet më 15 Tetor

VMRO-DPMNE: Paaftësia e Zaevit, do të dënohet më 15 Tetor GazetaExpress

Qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE, me 8.5 milion euro ka ndërtuar 10 kilometra rrugë magjistrale në Strumicë”. Ndërsa qeveria e Zaevit, vetëm për 100 ditë ka shpenzuar mbi 350 milion euro .

Qeveria e Zaevit, vetëm për 100 ditë  ka shpenzuar mbi 350 milion euro përmes huamarrjes dhe tërheqjes së rezervave devizore. Me këto para mundet të ndërtohen rreth 41 rrugë të këtilla magjistrale. LSD jo vetëm që nuk ka ndërtuar asnjë rrugë, por paratë e qytetarëve  I ka shpenzuar për luksin e ushtarëve të saj partiak. Në qoftë se VMRO-DPMNE do të ishte në pushtet, këtu edhe paratë e qytetarëve do të vazhdonte ti investonte në realizimin e projekteve me interes për të gjithë qytetarët. Do të vazhdonte të investonte në modernizimin e sistemit shëndetësor, në arsim, në infrastrukturë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Paaftësia e qeverisë së Zaevit do të dënohet dhe do të pësojë fiasko në zgjedhjet e 15 Tetorit, thuhet në komunikatën e partisë së ish kryeministrit Gfruevski.

    Data: 14 Shtator 2017 09:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera