Kthehu lart

VMRO-DPMNE: LSDM përmes Spasovskit po keqpërdorë MPB-në

VMRO-DPMNE: LSDM përmes Spasovskit po keqpërdorë MPB-në GazetaExpress

VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese të lëshuar sot për mediat e vendit ka theksuar se LSDM dhe Zaev janë të frikësuar për shkak të rejtingut të dobët mes qytetarëve në prag të zgjedhjeve lokale dhe kanë filluar të keqpërdorin dhe angazhojnë policinë për ata që nuk i përkrahin.

"LSDM që të fshehë humbjen dhe ofertën kadrovike fillon të lëshojë padi penale ndaj kryetarëve të komunave që janë nga VMRO, duke menduar se me anë të saj do të mbulojë debakllin e tyre në zgjedhjet lokale, LSDM përmes Spasovskit vendosi që të keqpërdorë MPB-në dhe ky institucion tashmë është bërë si një hallkë për zgjedhjet lokale", theksojnë nga VMRO.

Nga atje shtojnë se ky keqpërdorim i MPB duhet dikush të jep përgjegjësi.

"LSDM pikërisht për shkak të këtyre keqpërdorimeve të institucioneve dhe kidnapim të shtetit të së drejtës do jetë i delegjitimuar nga qytetarët në zgjedhjet lokale më 15 tetor", thonë mes tjerave nga VMRO.

    Data: 19 Shtator 2017 20:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera