Kthehu lart

VMRO-DPMNE: LSDM-ja po dëbon investitorët e huaj

VMRO-DPMNE: LSDM-ja po dëbon investitorët e huaj GazetaExpress

Hristijan Delev nga VMRO-DPMNE, sot në konferencën për shtyp tha se Qeveria e LSDM i ka përzënë investitorët e huaj për të pasur shfrytëzim ,,tajkunët e tyre,,.

Qeveria e re nga hutia e madhe e kolapsit ekonomik sot doli me informacione jo të sakta në lidhje me investitorët e huaj.Matematika e këtillë sipas Rashkovskit po aplikohet sipas llogatjse së tyre.LSD nuk ka koncept për investorë të huaj dhe asnjë njohuri në lidhje me problematikën apo regullativat për investime të huaja.

Në konferencën e sotme për shtyp LSDM vetë demantohen! Ndihma e përgjithshme e të kompanive të huaja në Maqedoni është 25 milion euro pr mbi 20 kompani, për 10 vite në rajon dhe jashtë rajoni.25 milion euro për hapje të 25 mijë vende pune si dhe numër indirekt i punësimit.LSD dhe Qeveria nuk janë të aftë të llogarisin ndihmën e shtetit, dhe në matematikën e hareshme janë futur edhe pagat e sekretariatit, mjete për ndërtim të zonave industriale, zona për teknologji dhe ajo që është më absurde sipas LSD tatimin e vlerës e përdorën me formulën e Tevdovskit.

Përfitimi i këtillë është vetëm 30 % nga ekonomija e përgjthshme , tha Delev. Ai tha se dëbimi apo heqja e investitorëve të huaj do të jetë në shfrytëzim të tajkunëve apo oligarëve të LSDM , ndërkaq dëbimi i tyre do të ulë pagën mesatare dhe se kjo politikë humbëse e LSDM duhet të ndalet, sepse nëse vazhdon kështu Maqedoninë e pret një shembje ekonomike.

    Data: 13 Shtator 2017 21:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera