Kthehu lart

VMRO akuzon policin t’i ketë vënë pistoletën në kokë kandidatit për kryetar komune

VMRO akuzon policin t’i ketë vënë pistoletën në kokë kandidatit për kryetar komune GazetaExpress

Partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se kandidatit të tyre për kryetar komune i është vendosur armë zjarri në kokë, nga polici, për të cilin thonë se është i partisë në pushtet LSDM-së.

Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar në Komunën e Kavadarit, Mitko Jançev.

“VMRO-DPMNE dënon ashpër dhunën dhe sjelljen brutale të LSDM-së dhe institucioneve që kanë nën kontroll. Është e qartë frika e LSDM-së nga populli dhe energjia që është mbledhur kundër paligjshmërisë që ata manifestojnë. Me këtë LSDM tregon se ka kidnapuar shtetin dhe rrënon gjitha vlerat demokratike”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

Ata më tej shtojnë se LSDM dhe keqpërdorimet e tyre nuk mund të pengojnë energjinë e popullit ndaj tyre. Partia opozitare thekson se përgjigja e popullit do të arrijë më 15 tetor.

    Data: 22 Shtator 2017 21:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera