Kthehu lart

USAID shpall fituesit e 26 granteve

USAID shpall fituesit e 26 granteve GazetaExpress

Projekti për pjesëmarrje civile (PGU) dhe USAID-it sot do t’i shpallë fituesit e 26 granteve, qëllimi i të cilave është që të përforcohet lidhshmëria ndërmjet qytetarëve dhe Qeverisë përmes mbështetjes së përfshirjes konstruktive dhe pozitive të organizatave civile dhe aleancave dhe të rinjtë në diskutime për politika publike, sigurim të shërbimeve publike dhe zhvillim të komunitetit.

Shuma e përgjithshme e 26 granteve të cilat do të promovohen arrin mbi një milion dollarë amerikanë.

Në ngjarje fjalim do të mbajë përfaqësuesi i USAID-it në Maqedoni Dekvid Atberi dhe do të prezantohet video me përshkrim të shkurtër të organizatave, qëllimet dhe aktivitetet e tyre. Videoja është e përgatitur nga vetë grantistët dhe është përbërë nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje civile.

Pas përfundimit të prezantimit, të pranishmit do të kenë mundësi të kuptojmë më shumë nga ky projekt i USAID-it dhe grantistët përmes disa këndeve tematike. Do të shpërndahet edhe Kalendar për thirrje të hapura të planifikuara për grante.

Ngjarja është pjesë e Javës së organizatave civile të mbështetur nga Projekti për pjesëmarrje civile të USAID-it – seri të ngjarjeve të cilat e promovojnë punën e organizatave civile para opinionit më të gjerë. /Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 10:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera