Kthehu lart

Spasovski për vizitë në komunën e Gostivarit

Spasovski për vizitë në komunën e Gostivarit GazetaExpress

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të jetë mysafirë i kreut të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Shërbimi për informim i komunës ka informuar për qëndrimin e Spasovskit në Gostivar dhe takimin me kreun e komunës.

Detaje të tjera nuk janë dhënë, por siç dihet kreu i Gostivarit pak ditë më parë theksoi se është kërcënuar për jetë ai dhe familja e tij dhe se pas këtyre kërcënimeve ka nënvizuar se qëndron BDI.

Taravari në disa raste pas zgjedhjeve lokale kishte përmendur emrin e Spasovskit si personin që ishte involvuar edhe në zgjedhjet në Gostivar dhe formimin e këshillit, duke detyruar krerët lokal që të përkrahin BDI./Gazeta Express/

    Data: 13 Qershor 2018 11:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera