Kthehu lart

Sot fillon Karnavali i Vevçanit

Sot fillon Karnavali i Vevçanit GazetaExpress

Qytetarët e Vevçanit këtë fundjavë do të fillojnë Karnavalet e qytetit, ku me aktivitete të ndryshme, improvizime dhe satirë do të shënojnë ngjarjet e vitit të kaluar.

Karnavali i Vevçanit do të fillojë sot, me të cilin do të shënohet edhe ardhja e vitit të ri sipas kalendarit të vjetër.

Në orën 13:00 do të fillojë defilimi me maska të ndryshme, ndërsa më pas në pritjen e vitit të ri do të ketë performanca muzikore.

Aktiviteti qendror i karnavalit do të mbahet nesër me valle nga qindra qytetarë të maskuar, ndërsa do të përfundojë nesër pasdite me djegien tradicionale të maskave.

    Data: 13 Janar 2018 12:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera