Kthehu lart

Shpërblehen luftëtarët maqedonas, shqiptarët mbeten jashtë

Shpërblehen luftëtarët maqedonas, shqiptarët mbeten jashtë GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 18:41

Qeveria e Maqedonisë, në buxhetin për vitin 2018, ka paraparë mjete edhe për Lidhjen e Luftëtarëve, një organizatë kjo e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Në anën tjetër qeveria reformatore nuk ka parashikuar mjete për veteranët e UÇK-së, dhe invalidët e luftës së vitit 2001. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë kryeministri Zaev dhe Shekerinska ministre e mbrojtjes në takimin me përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve. “Kjo organizatë do të përfshihet në buxhetin e shtetit që të mund ti realizojë aktivitete dhe programin e tyre me çka ruhet tradita dhe afirmohen vlerat e LNÇ.  Historikisht shqiptarët nuk kanë përfituar asgjë nga kjo organizatë edhe përkundër faktit se kanë ndihmuar bashkëluftëtarët e tyre në vitet 40. Veteranët e viteve të 40, por edhe të ashtuquajturit “Branitella”, pra luftëtarët maqedonas të vitit 2001, gëzojnë privilegje të mëdha sidomos në rajonin  e Tetovës.

    Data: 13 Shtator 2017 18:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera