Kthehu lart

SHBA-të, mbështetje për Maqedoninë dhe Greqinë

SHBA-të, mbështetje për Maqedoninë dhe Greqinë GazetaExpress

SHBA-të mbështesin negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit, janë të gatshme të ndihmojnë palët por s’mund të imponojnë një zgjidhje.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel gjatë qëndrimit në Shkup dhe takimit me krerët e Qeverisë, theksoi se zgjidhja duhet gjetur vetë mes palëve.

"Ju do ta shihni SHBA-në fuqishëm të angazhuar në këtë proces, do të më shihni mua dhe administratën të angazhuar për të ndihmuar të dy palët. Njëkohësisht kemi kuptuar se zgjidhja e vetme e qëndrueshme është ajo që e arrijnë vetë të dy palët. Në këtë kontekst inkurajojmë dhe presim të shohim hapat që po merr Maqedonia dhe Greqia. Ne dëshirojmë të jemi mbështetës në mënyrën e duhur. Ky nuk është vendim që ne mund ta marrim për ju, ose për grekët. Mendojmë se jeni në rrugën e drejtë dhe ju inkurajoj. Por mund të ju siguroj se jemi gati të ju mbështesim dhe të angazhohemi" – deklaroi Wes Miçel, Ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Pas takimit me Miçel, kryeministri Zoran Zaev tha se negociatat janë në fazën finale dhe se në rast nevoje ai do të kërkojë ndihmën e miqve amerikanë.

"Fillojmë fazën finale e cila në fund do të sjellë zgjidhje të dinjitetshme për këtë çështje.(10:49-11:14) Dashtë Zoti t’i njoftojmë parterët tanë strategjik se është gjetur zgjidhje e pranueshme për të dy palët që ruan dinjitetin dhe identitetin e dy të palëve. Këtë e pres, por gjithsesi nëse do të kemi nevojë për ndihmë, unë pres ndihmë nga miqtë, në mënyrë parimore, të inkurajojnë të dy palët të gjendet zgjidhje që përfundimisht qytetarët e të dy vendeve t’i gëzojnë përfitimet nga një zgjidhje e këtillë" – kryeministëri Zoran Zaev,

Zyrtari i lartë amerikan, Miçel i pyetur për të komentuar ndryshimet e mundshme kushtetuese, tha se Maqedonia ka bërë mjaftë gjatë negociatave për këtë kontest. Ndërsa Zaev tha se pret që në prill vendi të marrë rekomandim të pastër për fillim të negociatave për anëtarësim në BE dhe në korrik të marrë ftesë për anëtarësim në NATO.

    Data: 13 Mars 2018 16:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera