Kthehu lart

Seancë e tri komisioneve parlamentare

Seancë e tri komisioneve parlamentare GazetaExpress

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, ekonomike dhe për kulturë.

Në Komisionin kuvendor për çështje evropiane është caktuar debat publik me temë “Organizatat rinore si pjesë e procesit të Berlinit”.

Në komisionin për çështje ekonomike në rend dite është Propozimi i ligjit për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shkurtuar – leximi i dytë, i shtruar nga Ejup Alimi, Petre Shilegov, Vesel Memedi dhe Artan Grubi.

Komisioni për kulturë në seancë ka tri pika në rendin e ditës – Propozim ligjin për shfuqizimin Ligjit për artistin e kombit të Republikës së Maqedonisë në lexim të parë; Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase në lexim të parë dhe Aktivitete për përgatitjen e Propozim-programit për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të theksuar në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018./Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 09:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera