Kthehu lart

Riemërimi i institucioneve është bërë sipas tre kritereve, në vijim konsultimet me ASHAM

Riemërimi i institucioneve është bërë sipas tre kritereve, në vijim konsultimet me ASHAM GazetaExpress

Riemërimet e institucioneve shtetërore dhe publike të financuara nga Buxheti janë bërë sipas tre kritereve. Mbetet për t’u parë se si do të bëhet emri i ri i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë me të cilën në rrjedhë janë konsultimet.

“Dje sollëm vendim se Regjistri Qendror do t’i bëjë këto ndryshime dhe do t’i shënojë emrat e ri, ndërsa Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta do t’u dorëzojë  tabela të reja  institucioneve”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri,  Boshnjakovski sqaroi se emrat e institucioneve ku përmendet  fjala “Republika e Maqedonisë” janë  zëvendësuar me “Republika e Maqedonisë së Veriut”, përderisa në raste  kur bëhet fjalë  për institucion nga karakteri kombëtar, ndërsa në emër është mbiemri “maqedonase” atëherë ai ndërrohet me  “kombëtar”, siç është rasti me Radiotelevizionin e Maqedonisë i cili tani u riemërua në Radiotelevizioni kombëtar. Mbiemri “maqedonase”  mbetet vetëm te institucionet  të cilat e identifikojnë  identitetin kombëtar maqedonas siç është rasti me Teatrin popullor maqedonas.

Tani për tani nga Qeveria nuk zbulojnë se sa do të kushtojë riemërimi, por paralajmërojnë se do të dalin me informata prejse të përfundojë tërë procesi.

Boshnjakovski theksoi se  nuk do të ketë ndryshim të himnit,  ndërsa mbesin edhe emrat e qyteteve Makedonski Brod, Makedonska Kamenica…

Në lidhje me përdorimin e mëtutjeshëm të mbiemrit “maqedonas”dhe “maqedonase” Boshnjakovski tha se do të përdoret gjithmonë kur është e lidhur me identitetin  etnik dhe kulturor, përkatësisht do të përdoret gjuha maqedonase, kultura maqedonase, populli maqedonas, literatura maqedonase, alfabeti cirilik maqedonas…

Përderisa  bëhet fjalë për shembuj kur përmendet emri i shtetit, organet  zyrtare dhe institucionet publike, atëherë do të përdoret fjala “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ashtu, përdorimi i drejtë është  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, president i Maqedonisë së Veriut, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa  gabim është të përdoret shprehja “verimaqedonas”  ose “maqedonase”. 

    Data: 06 Mars 2019 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera