Kthehu lart

Rasti “shuplakat” anulohet për së treti herë

Rasti “shuplakat” anulohet për së treti herë GazetaExpress

Paraburgim për të akuzuarin Millan Andonov në rastin ,,Shuplaka“, kërkuan prokurorët special, Gavrill Bubevski dhe Fatime Fetai. Kështu i akuzuari do të sigurohet për gjykim, pasi është hera e tretë që ai mungon pa arsye të vërtetë dhe kjo bëhet, vetëm për t’i ikur drejtësisë, konsiderojnë prokurorët special.

“Prej se ka nisur gjykimi, i akuzuari mungon tashmë tre herë. Duket qartë se ai po i ik gjykimit prandaj propozoj, që t’i shqiptohet masa e paraburgimit si mënyrë e vetme për ta siguruar praninë e tij”, deklaroi prokurori Gavrill Bubevski.

Prokuroja Fetai sqaroi se i akuzuari ka mundur t’i marrë antbiotikët, edhe gjatë gjykimit se ajo fare s’është pengesë për procesin gjyqësor.

“Ne këtu nuk do ta detyrojmë që të gropojë. Nuk bëjmë asnjë punë fizike. Edhe nëse dërgohet në paraburgim mund të mjekohet. Edhe atje do t’i japin këto amoksikllavët. Është dashur ta gjejnë një diagnozë më të besueshme. Të paktën të kishin shkruar se ka edhe temperaturë”, – deklaroi prokurorja Fatime Fetai.

Por, avokati i të akuzuarit Dimitar Dangov deklaroi se po tmerrohet nga qasja e prokurorëve të Speciales. Sipas tij prokurorët nuk respektojnë të drejtën e shëndetit të qytetarëve.

“Klienti im është i sëmurë nga laringiti dhe nuk mund të flasë. Më hidhëron fakti që kërkohet të dërgohet në Shutkë. Nëse mendoni se gjendja shëndetësore është arsye për paraburgim, atëherë kam frikë edhe për gjendjen e qytetarëve të tjerë që mund të jenë prej dëshirave tilla të prokurorëve. Kjo për mua paraqet frikësim ndaj të akuzuarve që të mos sëmuren”, tha Dimitar Dangov, avokati i të akuzuarit Millan Andonov.

Mungesa e të akuzuarit shtyu seancën e sotme për më 3 prill.

Në rastin ,,Dhuna në komunën e Qendrës“ të akuzuar janë ish – kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski , deputetja e VMRO- DPMNE Daniella Rangellova edhe 9 prsona të tjerë. Në seancat e mëparshme për keto ngjarje pranuan fajin të akuzuarit, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski, të cilet u denuan me kusht. Ne këtë rast të akuzuarit po ngarkohen për nxitjen e dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës së Qendrës në qërshor të vitit 2013./Express/

    Data: 13 Mars 2018 14:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera