Kthehu lart

Qeveria miraton projekt ligjin për amnesti

Qeveria miraton projekt ligjin për amnesti GazetaExpress

Qeveria e Maqedonisë ka miratuat projket ligjin për amnesti. Në kë projekt ligj nuk përfshin vrasësit, pedofilët, kryesit e veprave penale kundër shtetit, ata që janë dënuar me burgim të përjetshëm, etj.

Projekt ligji për amnistinë është miratuar dhe rekomandohet që Ministria e Drejtësisë dhe shërbimet e qeverisë të marrin të gjitha masat për sqarim të tekstit të draftit për publikun e gjerë. Është vendosur që ky ligj të sillet me procedurë të rregullt.

Sipas procedurës së parashikuar për miratimin e ligjeve me procedurë të rregullt, teksti i projektligjit do t’i paraqitet publikut në Regjistrin e vetëm elektronik të rregulloreve të Republikës së Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë, ekspertë, sektori civil , si dhe të gjithë aktorët e tjerë, do të kenë qasje në të.

Projektligji për ENER do të jetë në dispozicion për 20 ditë, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila në njërën prej takimeve të mëparshme rriti numrin e ditëve për diskutimin publik të ligjeve që miratohen në procedurë të rregullt


    Data: 19 Shtator 2017 20:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera