Kthehu lart

Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për Prokurorinë publike

Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për Prokurorinë publike GazetaExpress

Qeveria E Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Propozim ligjin për Prokurorinë publike në të cilin është rregulluar statusi, autonomia dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale Publike.

Bazë për përgatitjen e këtij ligji, siç është theksuar në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ishin dy raporte të ekipit të ekspertëve të Pribesë. Gjatë përgatitjes së ligjit janë futur të gjitha standardet ndërkombëtare në sferën adekuate, ndërsa janë shfrytëzuar edhe shumë përvoja komparative.

Bëhet fjalë për ligj në çka është rregulluar materia për Prokurorinë publike dhe në ato suaza për PSP-në.

Nga Ministria dikasteriale theksojnë se PSP-ja është kompetente për të vepruar.

“Për veprat penale të cilat janë të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga ndjekja e paautorizuar e komunikimeve për periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 për të cilat janë parashtruar akuza ose hetime të hapura, si dhe për lëndët e ndërmarra për të cilat është vendosur kompetencë në harmonizim me Ligjin për prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”.

“për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga kapitulli gjashtëmbëdhjetë i Kodit penal”

“për vepra penale Pastrim parash dhe rendimente tjera nga veprat penale nga neni 273, Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353, paragrafi (5), Përvetësim në shërbim nga neni 354 paragrafi (3), Mashtrim në shërbim nga neni 355 paragrafi (3), Marrje ryshfet nga neni 357 paragrafi (5), Marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm nga neni 359 paragrafi (7), Përfitimi i kundërligjshëm dhe mbulim të pronës nga neni 359 paragrafi (3), Mashtrim gjatë punës me letra me vlerë dhe aksione nga neni 275, Keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet publik-privat nga neni 275, Parandalim, kufizim ose prishje të autorizimit në ekonomi nga neni 287, nga Kodi penal, të kryerja nga funksionarë të përzgjedhur ose të emëruar në organet shtetërore ose njësite të vetëqeverisjes lokale dhe persona përgjegjës në partitë politike”.

“për vepra penale Dhënie të deklaratës së rreme nga neni 367 paragrafet (3) dhe (4), Parandalim të dëshmive 368, Pengim të drejtësisë nga neni 368, Zbulim të identitetit të dëshmitarit të rrezikuar ose mbrojtës, bashkëpunëtor të drejtësisë ose viktimës e cila paraqitet në cilësi të dëshmitarit nga neni 369, Detyrim kundrejt punëtorit gjyqësor nga neni 375, Parandalim të personit zyrtar në kryerjen e punëve zyrtare nga neni 382 nga Kodi penal, nëse këto vepra janë bërë lidhur me procedura të cilat i zhvillon PSP-ja”

Dispozita kyçe nga ligji janë ato të cilat kanë të bëjnë me kompetencat e PSP-së, e cila do të jetë kompetente për:

Prokuroria Speciale Publike vazhdon ta kryejë kompetencën e saj paraprakisht të përcaktuar me Ligjin për prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe të përcaktuar në nenin 34 paragrafi (1) alineja 1 në këtë ligj në këtë mënyrë:

“Lëndët e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme për të cilat parashtrohen akuza deri më 30 qershor të vitit 2017, si dhe lëndët të cilat gjenden në fazë të gjykimit ndaj të cilave është vendosur kompetencë në pajtim me nenin 11 nga Ligji për prokurori publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimit, vazhdon t’i përfaqësojë Prokurorinë Speciale Publike”.

“Akuzat e ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017 dhe procedurat hetimore që i zbaton Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimit deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji vazhdon t’i zbatojë Prokuroria Speciale Publike”.

“Procedurat paraprake që i zbaton Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’i vazhdojë prokuroria publike në kompetencë të së cilës bien në pajtim me nenet 32 dhe 34 nga ky ligj”.

Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve PSP-ha mund t’i përpunojë më së voni deri më 15.09.2020 dhe të njëjtat mund të shfrytëzohen si dëshmi vetëm në lëndët për të cilat janë parashtruar akuzat deri më 30 qershor të vitit 2017. Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve të cilat nuk janë dhënë si dëshmi në gjykatat do të ruhen në PSP një vit pas përfundimit të vlefshmërisë së të gjitha procedurave që zhvillohen për vepra penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, ndërsa do të shkatërrohen në pajtim me dispozitat për shkatërrimin e materialeve nga masat e veçanta hetuese, në harmonizim me ligjin. Procesverbalet për shkatërrimin e domosdoshëm dorëzohen deri tek prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç çështjeve të lidhura me statusin e PSP-së, risi e rëndësishme në ligj është dispozita me të cilën përshkruhen kushtet për zgjedhjen e prokurorëve publikë. Këto ndryshime  orientohen ndaj rritjes së stazhit të nevojshëm për zgjedhjen e prokurorëve publike në prokurori më të larta publike.

Me sjelljen e këtij ligji, realizohen edhe rekomandimet e GREKO në pjesën e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë. Në këtë kontekst përshkruhen baza të qarta, të sakta dhe të parapara për përgjegjësi disiplinore të cilat janë proporcionale me masat e parapara disiplinore. Kështu, masat më të rëndë disiplinore përshkruhen vetëm për shkelje më serioze disiplinore.

Me rëndësi është të theksohet se, me këtë ligj, është rregulluar materia për vlerësimin e prokurorëve publikë edhe atë për procedurën për vlerësim, kriteret dhe procedura për vlerësim të sërish. Duke i pasur parasysh specifikat dhe dinamikën e kësaj materi, ligji parasheh se mënyra e pikësimit do të rregullohet me akt nënligjor që do ta sjellë Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut./MIA/

    Data: 05 Mars 2019 15:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera