Kthehu lart

Prishja e xhamisë në 2001, shteti duhet t’i paguaj BFI-së 152 mijë euro

Prishja e xhamisë në 2001, shteti duhet t’i paguaj BFI-së 152 mijë euro GazetaExpress

Shteti duhet t’i paguajë Bashkësisë Fetare Islame rreth 152 mijë euro për “xhaminë e re” në Haraçinë, e granatuar në konfliktin e vitit 2001.

Gjykata Supreme sot e publikoi vendimin me të cilin e refuzoi kërkesën e shtetit për revizion të procedurës së përcaktimit të dëmit.

Në mënyrë shtesë shteti duhet të paguajë edhe 9.300 euro për shpenzime gjyqësore. Supremja ka konstatuar se në Haraçinë gjatë periudhës 22 dhe 24 qershor 2001, fshati është granatuar me nga 10 mijë granata në ditë, gjatë së cilës është djegur dhe shkatërruar xhamia e cila në atë kohë ka qenë në fazë të ndërtimit.

    Data: 13 Mars 2018 19:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera