Kthehu lart

Pëveç kombinatiti të tekstilit, familja Zaev tani ja mësyn edhe shtëpive të mallrave në Strumicë

Pëveç kombinatiti të tekstilit, familja Zaev tani ja mësyn edhe shtëpive të mallrave në Strumicë GazetaExpress

Përveç kombinatit të tekstilit "Geras Cunev", në Strumicë që u ble nga familja Zaev për një vlerë simbolike prej 10 euro për metër katror, tani kjo familje ka filluar që t'ua mësyjë edhe shtëpive të mallrave.

Kështu familja Zaev së bashku me Risto Masev, ish deputet i LSDM-së dhe baba i kryetarit aktual të Strumicës, para 20 ditësh kanë blerë aksionet e "Shtëpia e Re e Mallrave SHA Strumicë", ku Bursa e Maqedonisë ka konstatuar parregullsi në marrjen e kësaj kompanie, për të cilën edhe publikisht janë paralajmëruar nga berza.

Prapa kësaj blerjeje, të kompanisë"Shtëpia e Re e Mallrave SHA Strumicë", me siguri qëndron ndonjë lojë e pistë, për shkak se Bordi Drejtues i Bursës së Maqedonisë, dy ditë para blerjes së aksioneve (22 gusht) ka sjellë vendim që e ka publikuar edhe në faqen e saj, ku shkruan kështu:

"Në seancën e mbajtur më 20.07.2017 Bordi i drejtorëve të Bursës së Maqedonisë SHA Shkup sjellë vendim për masë vërejtje publike, përmes faqes së internetit të Bursës, ndaj kompanisë së listuar 'Shtëpia e Re e Mallrave SHA Strumicë'. Masa është imponuar për shkak të mos-zbulimit për përmbajtjen e vendimeve të Kuvendit të aksionarëve në vonë deri para fillimit të tregtimit të ditës së ardhshme të tregtimit pas datës së miratimit të tyre.
Duke marrë parasysh kompetencat e Bordit të Drejtorëve për të zbatuar rregullat e Bursës, si dhe detyrimet e vazhdueshme të kompanive të listuara për raportim sipas Rregullores së listimit, Bordi i Drejtorëve të Bursës ka vendosur për të vepruar sipas nenit 51 paragrafi 1, alineja 2 e Rregullores së listimit të Bursës dhe kompania 'Shtëpia e Re e Mallrave SHA Strumicë', për t'i shqiptuar masë vërejtje publike përmes faqes së internetit të Bursës," qëndron në deklaratën e Bursës së Maqedonisë.

    Data: 13 Shtator 2017 18:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera