Kthehu lart

Një porosi për Zoran Zaevin

Një porosi për Zoran Zaevin GazetaExpress

Valon Kurtishi, kryetar i organizatës "Illyricum Libertas" dhe njëherit edhe anëtar i Aleancës për shqiptarët, ka një porosi për Zaevin në lidhje me ligjin e gjuhës shqipe.

Ja porosia e tij e plotë:

"z. Zaev thote qe e vetmja gjuhe zyrtare ketu eshte maqedonishtja dhe shkrimi saj cirilik dhe juridikisht ka te drejte ne kete; kongresi boteror maqedonas kerkon moszyrtarimin e shqipes pasi aty sheh gjenezen e ndarjes dhe shperberjes se shtetit aktual; edhe keta pare nga kendveshtrimi nacionalist maedonas kane te drejte; halli se shqiptaret ketu jane 30 % e popullsise; dhe halli tjeter akoma me i madh; ska ASNJE shtet ne Europe ku gjuha e 30 % nuk eshte zyrtare, ne gjithe territorin e republikes dhe ne maredhenjet me jashte, poashtu; kshuqe kjo gjuhe, o do zyrtarizohet dhe barazohet plotesisht me tjetren, o humbet raison detre (arsyeja e ekzistences) se vete shtetit si dhe bashkejeteses mes dy komuniteteve; kaq per kete ceshtje", thuhet në reagimin e Kurtishit./Gazeta Express/

    Data: 14 Shtator 2017 11:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera