Kthehu lart

Ngadalësohet dinamika e negociatave për emrin

Ngadalësohet dinamika e negociatave për emrin GazetaExpress

Gazeta greke “Katimerini” shkruan se me dinamikë të ngadalësuar, pas fillimit shumë të shpejtë, rrjedhin bisedimet për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë mes Athinës dhe Shkupit.

“Dinamika e ngadalësuar ndoshta e shpjegon zgjatjen e vazhdueshme të udhëtimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në IJRM, me qëllim, mes tjerash, ta fillojë fluturimin e parë nga Athina në Shkup pas pothuajse 12-vitesh. Ndërsa me faktin se të mërkurën, Koxias do të mbajë fjalim në Fakultetin e Fleterit, në Universitetin Tafts të Bortonit nuk parashikohet as këtë javë të realizohet vizita në Shkup.Por më konkretisht, vizita në IPJRM me gjitha gjasa nuk do të mund të realizohet deri në fund të marsit“, shkruan “Katimerini”./Gazeta Express/

    Data: 13 Mars 2018 11:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera