Kthehu lart

Nepotizmi në vepër, Taravari emëron kushërijtë e tij në borde drejtuese në shëndetësi

Nepotizmi në vepër, Taravari emëron kushërijtë e tij në borde drejtuese në shëndetësi GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 17:19

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e cila njoftoi tërheqjen e tij nga detyra e ministrit dhe kandidaturën e tij për kryetar të Gostivarit, po vendos familjarë të tij në bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike.

Megjithëse ai njoftoi se do të largohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të kandidojë për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, si duket nuk po largohet plotësisht.

Dora e tij e zgjatur në Shëndetësi do të jetë kushëriri i tij i parë, Genc Taravari, i cili është edhe anëtar i Bordit të Institutit Publik për rehabilitimin e dëgjim, të folurit dhe zërit.

Vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues është nënshkruar nga Zoran Zaev, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare, njofton Kurir.

Por nepotizmi nga ana e Arben Taravarit, LSDM-së dhe Zoran Zaevit nuk përfundon këtu, sepse për anëtar të Bordit Drejtues është vendosur edhe një kushëri tjetër i tij.

Bëhet fjalë për Hajber Taravari, edhe një kushëri i ministrit Taravari, i cili është emëruar për anëtar të Bordit Drejtues në ISHP Klinika univesitare- kadiokirurgjia në Shkup.

    Data: 13 Shtator 2017 17:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera