Kthehu lart

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta e mbështeti kandidaturën e Pendarovskit

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta e mbështeti kandidaturën e Pendarovskit GazetaExpress

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish-kryetar i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, vendosi sot firmën për mbështetjen e Stevo Pendarovskit , kandidatit i përbashkët i koalicionit  të udhëhequr nga LSDM dhe BDI me çfarë filloi mbledhja e formave të parapara në rajonin e Gostivarit.

Bejta në njësinë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gostivar, së bashku me shefin e shtabit komunal zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Bashkim Hasanin  dhe anëtarë të tjerë të partisë, i vendosën firmat e tyre për mbështetjen e kandidaturës së Pendarovskit.

“Kandidati Stevo Pendarovski  mori pjesë në proceset me të cilat ndodhën shumë ndryshime pozitive. Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespë dhe vendimet të cilat dalin nga ajo, e respekton vendimin e Kuvendit për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kandidatët e tjerë nuk i pranojnë ndryshimet. Profesori Pendarovski i trajton të gjithë qytetarët njësoj, pa dallim cilit etnikum i takojnë, ndërsa presidenti i tillë i duhet shtetit”, deklaroi Bejta pas nënshkrimit.

    Data: 07 Mars 2019 16:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera