Kthehu lart

Mungesa e prokurores Stefanovska e anuloi seancën për rastin “Trajektorja”

Mungesa e prokurores Stefanovska e anuloi seancën për rastin “Trajektorja” GazetaExpress

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” që ka të bëjë me procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër vazhdon më 13 mars, pasi seanca e sotme u anulua për shkak të ndalimit të pjesëmarrjes së prokurores së PPS-së, Lile Stefanovska.

Gjykatësi Goran Boshevski, në fillim informoi se prokurorja Stefanovska e ka njoftuar përmes telefonit se nuk është në gjendje të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Ka mundur të sigurojë zëvendësim por ka dashur ajo personalisht të marrë pjesë në lëndën”, deklaroi gjykatësi Boshevski.

Rasti “Trajektorja” e Prokurorisë Publike Speciale ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PPS-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e veta. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej së paku 155 milionë euro.

    Data: 05 Mars 2019 11:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera