Kthehu lart

Mogherini dhe Hahn: Kjo është marrëveshje historike

Mogherini dhe Hahn: Kjo është marrëveshje historike GazetaExpress

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisari për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Ata kanë shprehur konsiderata për ata që kontribuan për arritjen e kësaj marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve.

“Kjo jo vetëm që është e merituar si mirënjohje për rezultatet e rëndësishme reformatore të Maqedonisë, por do të ndihmojë zbatimin e plotë të marrëveshjes në interes të dy shteteve, rajonit dhe BE-së në përgjithësi”, thuhet në komunikatë e diplomatëve evropianë. 

    Data: 12 Qershor 2018 22:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera