Kthehu lart

Mijallkov paraqitet në Gjykatë, megjithatë dështon seanca

Mijallkov paraqitet në Gjykatë, megjithatë dështon seanca GazetaExpress

Në Gjykatën penale në Shkup sot nuk u mbajt seanca e caktuar gjyqësore për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale, ku të akuzuar janë ish-shefi i DSK, Sasho Mijallkov, ish-shefi i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti.

Ata akuzohen për torturë dhe veprime jonjerëzore gjatë privimit nga liria të ish-ministrit të brendshëm dhe liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski. Kjo ngjarje kishte ndodhur më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Seanca sot u shty për shkak se ishte i sëmurë ish-pjestari i njësitit “Alfa” Filip Atanasov, që është njëri nga të akuzuarit. Trupi gjykues e caktoi për 9 korrik seancën e radhës./Gazeta Express/

    Data: 13 Qershor 2018 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera