Kthehu lart

Mickovski i ankohet Reekerit për paditë dhe paraburgimet e njerëzve të VMRO-së

Mickovski i ankohet Reekerit për paditë dhe paraburgimet e njerëzve të VMRO-së GazetaExpress

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, sot u takua me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.

Në takim, siç njofton VMRO-DPMNE-ja, është biseduar për situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend, si dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.

Mickoski theksoi se pushteti në këto momente zbaton keqpërdorim të institucioneve, akuza të porositura, paraburgime dhe aktvendime dhe shtoi se pushteti kryen shkelje serioze të së drejtës dhe sundimit të drejtësisë dhe se kjo shtetin e ngec në pikëpamje të plotësimit të prioriteteve strategjike dhe ngecjen e proceseve demokratike.

Bashkëbiseduesit mes tjerash janë pajtuar se anëtarësimi në NATO dhe integrimi evropian janë faktorë kyçë për stabilitetin në rajonin tonë dhe se nevojitet mbështetje që do të kontribuojë në realizimin e këtyre qëllimeve.

    Data: 04 Mars 2019 18:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera