Kthehu lart

Mickoski pas takimit me Zaevin: Folëm pak, nuk kishte ndonjë moment të ri

Mickoski pas takimit me Zaevin: Folëm pak, nuk kishte ndonjë moment të ri GazetaExpress

Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se nuk ka hapësirë për ndryshim të mendimit sa i takon marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Mickoski tha se takimi me Zaevin ishte i shkurtër, sepse nuk kishte asnjë moment të ri që mund t’i thonin njëri-tjetrit dhe se të gjitha temat lidhur me këtë çështje ishin shpenzuar gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.

Mickoski nënvizoi se nga Zaev ka kuptuar se marrëveshja nesër do të kalojë në seancë qeveritare ndërkaq që nga dita e nesërme marrëveshja do të deklasifikohet dhe opinioni do të ketë mundësinë t’i mësojë detajet dhe specifikat e marrëveshjes.

“Në bazë të detajeve që i kemi mësuar nga mediat, jo vetëm që nuk ka hapësirë të ndryshojë mendimi im, përkundrazi mendimi im dhe i organeve partiake është akoma më e fortë. Nga kryetari i Qeverisë mora informatë se gjatë ditës së nesërme marrëveshja do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të deklasifikohet, kështu që sigurisht prej ditës së nesërme edhe opinioni do t’i dijë detajet dhe specifikat e të njejtit. Ne do ta shohim që nga fillimi kështuqë do ta komentojmë gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi Mickoski. /SHENJA

    Data: 13 Qershor 2018 16:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera