Kthehu lart

MASH përgënjeshtron informatat për vajzat me shami

MASH përgënjeshtron informatat për vajzat me shami GazetaExpress

​ Lidhur me reagimin e Avokatit të Popullit se nxënëseve nga SHF “Vëllazërim Bashkimi” në Ohër u është ndaluar të vizitojnë mësimin sepse kanë mbajtur shami në kokë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se tek ata është drejtuar prindi i dy nxënëseve nga shkolla me kërkesë për mendim rreth rastit me vajzat e tij, të cilave nuk u është lejuar ndjekje e mësimit për shkak të mbajtjes së shamisë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përgjigjen e letrës theksoi se konform Ligjit për arsim fillor, arsimi fillor është i detyrueshëm. Gjithashtu tregoi se në kompetencë të drejtorit është që ta organizojë, planifikojë dhe udhëheq punën e shkollës fillore dhe është përgjegjës për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të nxënësve. Habit interpretimi i gabuar i shkrimit të MASH se me të jepet leje për çfarëdo qoftë sjellje të drejtorit të shkollës për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të nxënësve”, thekson MASH në shkrimin për media.

Me këtë rast, thekson MASH, nënkuptohet se të gjithë qytetarët janë të detyruar ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në Republikën e Maqedonisë, duke i përfshirë edhe drejtorët e shkollave, të cilët kompetencën e tyre duhet ta kryejnë në kuadër të dispozitave pozitive juridike.

MASH shton edhe se me ligj është e rregulluar se në rast të ekzistimit eventual të shkeljes së ligjeve dhe pamundësimit të realizimit të të drejtave të nxënësve, kompetencë kanë këshilli shkollor, Inspektorati shtetëror i arsimit, kryetari i komunës dhe në fund, pas procedurës së zbatuar nga ana e organeve tjera, Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Data: 19 Shtator 2017 18:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera