Kthehu lart

Maqedoni, nga e hëna fillon monitorimi i fushatës

Maqedoni, nga e hëna fillon monitorimi i fushatës GazetaExpress

Konform kalendarit për veprime zgjedhore, nga e hëna, 25 shtator, fillon fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale. Agjencia për audio dhe shërbime audio vizuale, kumtoi se i ka njoftuar me shkrim transmetuesit se do të vazhdojë me monitorimin e prezantimit zgjedhor medial, në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor që zbatohen gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë periudhë të procesit zgjedhor, transmetuesit që kanë vendosur t’i mbulojnë zgjedhjet duhet t’i respektojnë detyrimet për raportim në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm në programin e tyre të përgjithshëm, ndërsa pjesëmarrësve në fushatë t’u mundësojnë kushte të barabarta për qasje, deri te të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor medial.

Nga Agjencia theksojnë se raportimi për aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore, organeve të komunave dhe të qytetit të Shkupit, të institucioneve dhe organizatave shtetërore, si dhe për persona të tjerë juridikë dhe të tjerë me autorizime publike, nuk guxon të jetë në funksion të prezantimit medial zgjedhor të asnjë subjekti politik

Transmetuesit, siç theksohet në kumtesë, duhet t’i respektojnë rregullat për reklamim të paguar politik – me përjashtim të servisit publik dhe për publikim të rezultateve nga hetimet e mendimit publik të ndërlidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor.

Servisi programor i dedikuar për transmetime të aktiviteteve të Kuvendit të RM-së në kohëzgjatje prej tre orëve duhet të sigurojë prezantim politik falas të fushatës së partive politike të përfaqësuara në Kuvend, si dhe një orë për përfaqësim politik falas të fushatave të bartësve të listave, të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvend.

Për periudhën e fushatës zgjedhore, Agjencia do të publikojë nga dy raporte të veçanta për mënyrën e mbulimit të zgjedhjeve për të gjitha mediat që janë lëndë e monitorimit.

Raporti i parë do të jetë për periudhën nga 25 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa i dyti nga 5 deri më 13 tetor.

Informacione më të hollësishme për rregullat për përfaqësim medial zgjedhor dhe për mënyrën e aplikimit të monitorimit nga ana e Agjencisë, mund të shihen në Kodin zgjedhor dhe në Metodologjinë për monitorim, të kapshëm në banerin e veçantë Zgjedhje 2017, qëndron në kumtesë./Gazeta Express/

    Data: 22 Shtator 2017 20:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera