Kthehu lart

LSDM dhe VMRO zyrtarizojnë kandidaturat për kryetarë komunash

LSDM dhe VMRO zyrtarizojnë kandidaturat për kryetarë komunash GazetaExpress E mërkurë, 13 Shtator 2017 20:19

Edhe zyrtarisht VMRO DPMNE shpalosi kandidatin e saj për Qytetin i Shkupit. Për të tretën herë Koce Trajanovski garon për të parin e qytetit.

Pos LSDM-së që do të garojë me Petre Shilegovin, edhe Lëvizja Besa ka njoftuar se do të nxjerr kandidat, por akoma nuk kanë zyrtarizuar emrin. Partitë tjera shqiptare ende nuk kanë vendosur nëse do kenë kandidatin e saj apo do të përkrahin kandidaturën e partive tjera për Shkupin. VMRO gjatë ditës zyrtarizoi edhe kandidatin për Gazi Babën, për Dibrën dhe për komunën e Rosomanit.

“Këta kandidat si dhe kandidatët e promovuar deri më tani janë vulë e prioritetin tonë, dhe më tutje do të punojmë në zhvillimin e kualitetit të jetesës në nivel lokal, dhe të qytetarëve. Këto zgjedhje përvec se do jenë zgjedhje të pushtetit lokal, njëkohësisht do të jenë edhe dënim i politikës të cilën LSDM ka filluar 100 ditshin e tyre të pare”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE.

Ndërkohë kreu i deritanishëm i komunës Qendër Andrej Zhërnovski ka tërhequr kandidaturën e tij si i pavarur për të parin e kësaj komune. Zhernovski në rrjetin social njoftoi se karterin e tij politike do ta vazhdojë në ekzekutiv. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Me Andrej Zhërnovskin për vite të tëra kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, u morëm vesh që të jetë aktorë aktiv në Qeverinë qendrore, së bashku morëm vesh që ai të jetë pjesë në atë pjesë ku ai vlen dhe ka përgatitjen e duhur, la pas vetes projekte serioze. Do jetë pjesë e Qeverisë qendrore , dmth do ta tërheq kandidaturën e tij të pavarur dhe do të mbështes kandidatin të cilin do ta nxjerr në garë LSDM-ja së bashku me partnerët e koalicionit, përmes aktivitetit të tij partiak, me siguri do të jetë pjesëtar I ri i bordit qendror, po flas në mënyrë transparente për marrëveshjet që I kemi arritur”, deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Edhepse akoma nuk është zyrtarizuar, LSDM-ja në Qendër garon me drejtorin aktual të Ndërmarrjes Publike “Parkingjet” të kësaj komuna Sasha Bogdanoviq. Por në garën brendapartike të LSDM-së për këtë Komunë janë edhe Sanja Lukarevska drejtore e Drejtorisë për të ardhura Publike dhe ish deputeti Emilijan Stankoviq. Në VMRO për këtë komunë ndër emrat e përfolur janë Tomislav Lazarov dhe deputetja Daniela Rangelova. LSDM së fundi ka zyrtarizuar Kosta Janevskin për kandidat të saj në komunën e Strumicës. Partia e kryeministrit Zaev duket se akoma nuk e ka prerë mendjen nëse do të mbështesin kandidatin e BDI-së në Çair apo do të garojnë me kandidatin e vet. Për dallim nga partitë tjera shqiptare, këtë herë BDI duket se do të presë afatin e fundit për të zyrtarizuar kandidaturat për pjesën dërmuese të Komunave. Akoma nuk dihet nëse në Tetovë do të kandidojë edhe për një mandat Teuta Arifi. Partitë shqiptare BDI-Aleanca për Shqiptyarët dhe Besa deri tani kanë zyrtarizuar bashkëpunimin në Gazi Babë, Manastir dhe Çashkë. Partitë kanë afat që deri më 14 shtator në mesnatë t’i finalizojnë listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarët komunal. Fushata parazgjedhore fillon më 25 shtator. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor. 

    Data: 13 Shtator 2017 20:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera