Kthehu lart

Ligji për gjuhën shqipe, debati vazhdon nesër

Ligji për gjuhën shqipe, debati vazhdon  nesër  GazetaExpress

Debati për Propozim ligjin për gjuhën shqipe do të vazhdojë nesër bëri të ditur krye parlamentari Talat Xhaferi.

Ndonëse ishte paraparë që leximi të kaloj me diskutime të shumta rreth modaliteteve të ligjit, debati u fokusua kryesisht në procedurën e kalimit të ligjit nga Komisioni për çështje Evropiane në Komisionin për sistem politik dhe në fund në mbledhje plenare. Opozita fillimisht kërkoi heqjen e ligjit nga rendi i ditës. Pas një ore pauzës, grupi tjetër parlamentar i VMRO-DPMNE-së përsëri kërkoi pauzë. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, nuk aprovoi kërkesën e tyre gjë që shkaktoi revoltë tek deputetët e opozitës të cilët tentuan të pengojnë votimin e rendit të ditës. VMRO-DPMNE-ja akuzon shumicën parlamentare se Ligjin për gjuhën shqipe po e sjell për qëllime politike.

    Data: 13 Shtator 2017 19:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera