Kthehu lart

Ligji i gjuhës shqipe me yllin evropian

Ligji i gjuhës shqipe me  yllin evropian GazetaExpress

Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji, sot në Parlamentin ne Maqedonisë, dha detaje rreth Propozim Ligjit për gjuhën shqipe si dhe përdorimi i saj në institucione të ndryshme.

“Procesi i zyrtarizimit të gjuhës shqipe pati realizimet e veta që reflektonin direkt frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Etapat nëpër të cilat kaloi nisën me amendamentet kushtetuese që hapën portën e parë kundrejt kornizave të deriatëhershme brenda të cilave zhvillohej dinamikë jo gjithëpërfshirëse. Amendamenti i pestë paraqet konsekuencën më frytdhënëse të angazhimeve tona duke vendosur bazat e normave mbi të cilat do të mbi ndërtohet sistemi politik dhe juridik në aspekt të zbatimit të gjuhës të cilën e flasin me se paku 20% e qytetareve. Paragrafi një dhe dy i këtij amendamenti parasheh se gjuhë tjetër zyrtare pos gjuhës maqedonase – është edhe gjuha që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë në mënyrë të përcaktuar sipas këtij neni. Propozim – Ligji për përdorim të gjuhëve është destinacioni i radhës që konverton gjithë kërkesat dhe nevojat e përmendura më parë, si dhe graviton rreth cakut perspektiv të vendit tonë: Zbatimit të plotë të rekomandimeve të Unionit Evropian. Si rezultat i kësaj, Qeveria reformuese e Republikës së Maqedonisë e shënon këtë ligj me flamurin evropian me qëllim që edhe proceduralisht ta emërojë atë sipas karakteristikave dhe cilësive që posedon. Respektivisht, në nenin e parë parashihet që gjuhë zyrtare pos gjuhës maqedonase është edhe gjuha te cilën e flasin me se paku 20% e qytetareve në pajtim me këtë ligj.

    Data: 13 Shtator 2017 23:14
    Autori: GazetaExpress
    • Uji në Strugë akoma i pasigurt për pirje

      Uji në Strugë akoma i pasigurt për pirje 0

    Të tjera