Kthehu lart

Lëvizja BESA: Kryetari Afrim Gashi realizoi takim me Këshilltarin Politik të OSBE-së

Lëvizja BESA: Kryetari Afrim Gashi realizoi takim me Këshilltarin Politik të OSBE-së GazetaExpress

“Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar takim me Këshilltarin Politik të OSBE-së, Stephan Nunner.

Në këtë takim tejet miqësor dhe konstruktiv është diskutuar për situatat e fundit politike në vend. Gashi ka bërë të ditur se BESA do të vazhdojë të kontribuojë në të gjitha proceset progresive që kanë të bëjnë me Maqedoninë, e që ndërlidhen me reformat e nevojshme për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Po ashtu nga BESA është theksuar gatishmëria për të qenë pjesë e shumicës parlamentare, por edhe e qeverisë, gjithë kjo me qëllimin e forcimit të shtetit të së drejtës dhe proceseve euro-integruese.

Kryetari Gashi shprehu brengën e tij që shumica parlamentare nuk arrin të sjellë në seancë plenare Ligjin për përdorimin e gjuhës, që është një cungim i zyrtarizmit të gjuhës shqipe, ndërsa – sipas tij – është për të ardhur keq që opozita maqedonase vazhdon të luajë në letrën e albanofobisë për të përfituar pikë politike.Të dyja palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vijojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA./Express/

    Data: 13 Mars 2018 14:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera